Kryebashkiaku I Malësisë së Madhe Tonin Marinaj reagoi pas kërkesës së Partisë Demokratike ndaj SPAK për të nisur hetimet ndaj tij pasi ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. Në një postim në Facebok, Marinaj I cilëson akuzat shpifje ndaj tij
U habita nga "skenari" i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, "skenar" që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe dhe malësorët, do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama. Kjo, bazuar në ato që janë bërë, bëhen e do të bëhen për trevën tonë, që nuk janë realizuar asnjëherë nga 1990 deri në 2015- ën.
Sipas tij, të gjitha akuzat janë të fabrikuara nga ana e PD.
Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë "skenar" të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi. Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t'i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vertetat të dalin në shesh dhe t'i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve.
Ai thotë më tej se përgjigjen demokratët do e marrin në zgjedhjet e ardhshme ku sipas tij edhe në këtë rast do të ndëshkohen nga votuesit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dekriminalizimi#SPAK
![](https://i.ytimg.com/vi/n7QcJFF1OBI/maxresdefault.jpg)