Prokuroria e posacme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka mbërritur për të kryer verifikime në Kadastrën e Vlorës. Mësohet se grupi i SPAK ka kërkuar informacione per disa dosje, të cilat lidhen me pronat në bregdet dhe për të cilat ka pasur zvarritje në vite. Sipas burimeve për Top Channel pas veprimeve të para të kryera në zyrat e kadastrës së Vlorës janë sekuestruar disa prej këtyre dosjeve të konsideruara problematike. Kadastra e Vlorës vazhdimisht ka qenë në vemendjen e SPAK, ku shpesh herë janë bërë verifikime të ndryshme në lidhje me regjistrimet, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët. Por përvec verifikimeve të ndërmarra nga Spak, këtë të premte është njoftuar edhe largimi i kreut të këtij instutcioni. Mësohet se drejtori i ri është emëruar Reinard Meta, që ka zëvendësuar në këtë detyrë Klodian Trocin. Meta, i cili është emëruar tashmë në krye të Kadastrës së Vlorës, më herët ka qenë në pozicion drejtues edhe në Kadastrën e Tiranës. Ndryshimi i drejtuesve në kadastrën e vlorës është bërëi shpeshtë , dhe për 2 vjet në këtë institucion janë emëruar 14 drejtorë, duke krijuar një situatë të pastabilizuar për mbarëvajtjen e punës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SPAK#Kadastra#Vlore#TopChannel
![](https://s2.save4k.ru/pic/n9_gwDLekS0/maxresdefault.jpg)