Presidenti ukrainas ka sfiduar Donald Trump që të prezantojë planin e tij për t'i dhënë fund luftës. Trump ka deklaruar vazhdimisht se nëse ai fiton zgjedhjet, mund ta zgjidhë konfliktin përpara se të inaugurohet në janar. Megjithatë, ai nuk ka treguar detaje se si do ta arrinte këtë. Volodymyr Zelenski tha se kandidati i mundshëm republikan duhet të zbulojë propozimin e tij, dhe të shmangë shkeljen e sovranitetit të Ukrainës në proces. “Nëse Trump e di se si ta përfundojë këtë luftë, ai duhet të na tregojë sot”, tha ai në një intervistë për Televizionin Bloomberg.
"Nëse ka rreziqe për pavarësinë e Ukrainës, nëse humbim shtetësinë - ne duam të jemi gati për këtë, duam ta dimë", tha presidenti i Ukrainës. Zelenski tha se ai ishte "potencialisht i gatshëm" për të takuar Trump dhe për të dëgjuar planet e ekipit të tij. Ish presidenti trump, ka bërë në mënyrë të përsëritur deklarata për luftën në ukrainë, duke pretenduar se ai është i vetmi njeri që mund ti japë fund asaj brenda pak ditësh. Në debatin e fundit televiziv me presidentin aktual Joe Biden, ai bëri sërish të njëjtën deklaratë ndërsa mediat amerikane shkruan se ekipi i tij e ka tashmë një plan për Ukrainën, por nuk janë bërë publike detajet. Sidoqoftë, ato aludojnë se plani përfshin lëshime toke nga ana e Ukrainës, cka është hedhur poshtë në vazhdimësi nga presidenti Volodimir Zelenski.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Zelenski#Trump
![](https://i.ytimg.com/vi/nCwY-jHLfKI/maxresdefault.jpg)