Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, për herë të parë u drejtuan nga pilotë shqiptarë. Personeli i pilotëve të FA, teknikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.
8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj. Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG.
Dy helikopterët e parë UH-60 Black Haëk erdhën në Shqipëri në janar të këtij viti, si porosi e parë e vendit tonë, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BlackHawk#FA
Ещё видео!