Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë mbrëmjen e së dielës, ku dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri. Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë, duke bërë të ditur se ajo ka ndodhur në fshatin Madanaj.
Sipas tij, njëri nga vëllezërit kë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Bëhet fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985. Familjarët thonë se motivi i ngjarjes së rëndë ka qënë hakmarja.
Autori i vrasjes së dy vëllezërve Gjergj Gjoka në arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës. Lajmin është konfirmuar edhe nga Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë. Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.
Gjokaj fillimisht shkoi në spital në Klinë, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por që më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan. Vrasja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në orën 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore.
#gjakova #blerimislamaj #haxhiislamaj #vrasje #kosova #policia #lumnigraishta
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televizion
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.
![](https://i.ytimg.com/vi/nPotrOJiqpU/maxresdefault.jpg)