#Pahor #Prishtina
Ashpër i është kundërpërgjigjur presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, presidentit serb Aleksandër Vuciç i cili ditë më parë ka thënë se Sllovenia ka shkelur sovranitetin e Seribisë pasi e ka njohur Kosovën shtet. Pas arritjes në Prishtinë nga Beogradi kur takoi presidenten Vjosa Osmani, Pahor i ka quajtur tendencioze deklaratat e Vuçiqit.
“Unë të dy shteteve ju them se Sllovenia dhe Serbia sa i përket çështjes së Kosovës kanë qëndrime të ndryshme. Sllovenia e ka njohur Kosovën si shtet, ndërkaq Serbia nuk e njeh. Deklarata e presidentit Vuçiq ishte e papranueshme dhe tendencioze”.
Ai ka kërkuar nga presidentja Osmani që të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse nuk kanë propozim të ri. Por presidentja i është kundëpërgjigjur duke thënë se është kundër zbatimit të saj, pasi ajo marrëveshje e cënon rendin kushtetues të Kosovës.
Osmani ka përkrahur vendimet e ndërmarra nga institucionet e Shqipërisë karshi Iranit.
Takimi Pahor-Osmani u zhvillua në prag të samitit të Brdo Briunit që do të mbahet më 12 Shtator në Sllovendi. Pahor ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Kurti.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!