Anëtarët e katër grupeve kriminale të trafikut të drogës, të cilët u ndaluan në kuadër të operaconit “Rrjeti”, dolën këtë të diel para trupës gjykuese të Gjykatës së Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në total gjatë këtij operacioni u ndaluan 45 persona, shtatë të tjerë janë në kërkim nga policia dhe 29 po ndiqen në gjendje të lirë për akuzën e prodhimit, trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Nisur nga numri i lartë i të ndaluarve masat e sigurisë janë ndarë në dy ditë, teksa këtë të dielë 12 prej tyre u shoqëruan me dhjetra furgona policie në një perimetër të gjerë sigurie, në Gjykatën e Elbasanit. Seanca u ndoq nga Gjyqtare Idush Maliqi ndersa drejtuesi i prokurorise Kreshnik Ajazi kerkoi arrest me burg per 37 persona, 5 ne arrest shtepie dhe 3 hetim ne gjendje te lire.
Ky operacion u shtri në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Në total u angazhuan rreth 500 punonjës policie, të cilët zbarkuan në kontrolle në 52 banesa, e 18 lokale.
Gjatë kontrolleve policia ka gjetur 1 kg e 311 gram kokainë, 86 gram heroinë, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, heroinë, kanabis të sekuestruara gjatë hetimit, një armë zjarri, sasi municioni luftarak si një shumë monetare 51 mln lekë, 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Elbasan#TopChannel
Ещё видео!