Sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç për të gjetur një zgjidhje mbu zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që nga 1 shkurti ka ndaluar qarkullimin e dinarit në vend.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, do të mbajnë takimin e pestë në Bruksel për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë nga 1 shkurti. Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për këtë çështje. Të martën, i dërguari europian shprehu pritshmërinë që bisedimet e Sotme në Bruksel do të bazohen në ide konkrete. Takimi i fundit në nivel të negociatorëve kryesorë u mbajt më 18 prill në Bruksel dhe palët nuk arritën të gjejnë zgjidhje rreth dinarit. Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës , nga shkurti, euroja është valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme. Ky vendim ka krujuar shqetësim në Serbi, pasi u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re, por qeveria e Kosovës thotë se vendimer e Bankës Qendrore janë të pavarura.
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik.
Subscribe to our YouTube Channel:
[ Ссылка ]
Find us at:
[ Ссылка ]
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook:[ Ссылка ]
Instagram:[ Ссылка ]
Twitter:[ Ссылка ]
Tik Tok:[ Ссылка ]
#Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar
![](https://i.ytimg.com/vi/njCc0a7WbAg/maxresdefault.jpg)