Qeveria izraelite ka miratuar planet për ndërtimin e pothuajse 5.300 shtëpive të reja në vendbanimet në Bregun e pushtuar Perëndimor. Sipas grupit monitorues Peace Noë, vendimi për vendbanimet kërcënon të rrisë edhe më shumë tensionet në Bregun Perëndimor, ku ka pasur rritje të dhunës që kur shpërtheu lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo pasi ky veprim I qeverisë izraelite shihet si një pushtim pasi nbdërtimet shtrihen në pjesnë më të madhe të tokës në Bregun Perëndimor. Vendimi për ndërtimin e shtëpive të reja për kolonët mund të zemërojë aleatin e Izraelit, Uashingtonin, që është shprehur kundër vendbanimeve, por ka bërë pak për t’i bërë presion Izraelit për këtë çështje.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Izrael#SHBA
![](https://i.ytimg.com/vi/njQVApZFYIU/maxresdefault.jpg)