#oranews #ivikaso #pd #opozita
Partia Demokratike reagoi sërish sot në lidhje me shpalljen me urgjencë të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivo Kaso, tha se shpallja e zgjedhjeve u bë në shkelje të ligjit.
Ai tha se kjo dëshmon edhe njëherë se Fredi Beleri është një i marrë peng dhe një i burgosur politik i Edi Ramës.
Deklarata e plotë:
Në tri orë të zeza për demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat individuale dhe politike në Shqipëri, u shpalos i gjithë banaliteti i regjimit të Edi Ramës dhe patericave të tij.
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u “ekzekutua” dje edhe politikisht, pasi u mor peng juridikisht para 14 muajsh.
Në një seancë urgjente Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.
Sapo KQZ mori vendimin e shkarkimit, Edi Rama i dërgoi Presidentit kërkesën e parapërgatitur dhe e urdhëroi të shpallte datën e zgjedhjeve për bashkinë Himarë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/nuP2fNQmJyo/maxresdefault.jpg)