Mungesa - Poezi nga Skender Doçi
Mungesa
Heshtja kishte mbizotëruar gjithçka
Fytyra të ngrysura e shpirtëra t´rëndë
Vala e dhimbjes ishte aty, fare pranë
Lumin e lotëve nuk ka gjë ta ndalë!
Mësuesja merrte mungesat, si e shkretë
Radha afrohet pranë bankës së tretë
Pa ardhur aty zëri i saj ka mbetë
Sa dridhje, oh..sa trishtim, shpirti të pëlcet
Të gjithë shikonin lulet në bankën pa jetë
Lotët e nxënësve sa vijnë e bëhen rrebesh
Qanin zemrat e vogla me shumë dënesë
Jua kishte këputur shpirtin kjo mungesë!
Qante mësuesja me kokën rrëzuar
Me nxënësit, tavolinën e kishin rrethuar
N´mes kishin lulet, prapë bashkë po rrinë!
U derdhën në lotë dhe dhimbje pa pushim
Qajnë shoqen e tyre, do të jetë një kujtim
Do mungojë pa kthim, në klasë e në mësim
S´do e takojnë më në oborrin e shkollës
Do mungojë përgjithmonë në kohën e lojës
© Autor, Skender Doçi
Tiranë, më 27 Mars 2018
==============================
Mungesa - Poezi nga Skender Doçi
Теги
SkenderDociPoezipoetpoezi shqipetareartpoetrylibrashpirtitiranaprishtinashqiperiakosovaletersipikturaqeveriaberishaburrifemralujaliriaditashiufjalanenapranveravjeshtaatdheupaqjarruganjeriudashuriduhanipetagogubetimiparlamentistudentnxenesshkollemesuespoezi kosovarefakultetideputetpolitikbashkikishakatedraljafejaeuropamerikmyslimanskender docikorrupsionidhunavjedhjadrogakrimiligjimungesavdekjadhimbjalacktearsteacherflowerspain