Athina dhe Ankaraja zyrtare i janë rikthyer kërcënimeve me luftë të hënën pasi Athina qëlloi drejt një anije turke që kishte hyrë në ujërat e saj territoriale.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka paralajmëruar hapur me luftë, gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më pare.
“Greqia vijon të na provokojë dhe ky është paralajmërimi im i fundit/. Nëse Athina i futet një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuajë si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë”, tha ministri turk.
Reagimi i Greqisë erdhi vetëm pak orë pas deklaratave të Cavusoglut
Zëdhënësi i qeverisë greke Yannis Oikonomou kërkoi që qeveria turke të tërhiqej nga kërcënimet për luftë. Sipas tij, qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një version të ri të ngjarjeve historike.
Tensionet vijnë ndërkohë që turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare.
Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi mund të ndodhë shumë shpejt. Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet është nën kritika për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turqia#Kercenimi#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/o-pYFcj11os/maxresdefault.jpg)