Rrugët e Serbisë janë mbushur me grafite në të cilat shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë...”, që si slogan për herë të parë u pa në një ndeshje futbolli në të cilën mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksander Vucic.
Ekspertja serbe e sigurisë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ivana Stradner, duke shpërndarë një video ku shihet duke u punuar një grafit i tillë në një rrugë të Serbisë, tha se kjo është e rrezikshme.
“Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo në Tëitter.
Edhe eksperti kosovar i sigurisë, Agim Musliu, shkroi se kjo është rruga që ndjek një ish-ministër i propagandës së milloshevicit, rrugë që dy dekada më parë u ndërpre nga NATO. “E gjithë Serbia është mbushur me këto grafite. Për këtë është i specializuar Vuçic! Si ministër i propagandës së Millosheviqit, atij i pëlqen të vazhdojë rrugën e tij, të thyer nga NATO më 1999”, shkroi Musliu.
Reagime të ashpra ndaj parullave të shfaqura së fundmi në Serbi ka pasur shumë në Kosovë ndërkohë që janë shprehur ashpër edhe disa personalitete të huaja.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Serbia#Parrullat
![](https://i.ytimg.com/vi/o22nG7bkCac/maxresdefault.jpg)