Finlanda, vendi më i lumtur në botë, rezulton shteti europian me numrin më të madh të vdekjeve nga droga në mesin e njerëzve nën 25 vjeç në raport me popullsinë e saj. Shifrat shqetësuese i përcjell Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë prej tyre.
Në raportin e tij vjetor, organi monitorues europian tregon se përdoruesit e drogës në Finlandë vdesin mesatarisht dhjetë vjet më të rinj në krahasim me ata në vendet e tjera të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Turqi. Sipas tij, Finlanda ka regjistruar pesë vdekje të tilla në javë, që është më shumë se mesatarja e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet rrugore. një tablo kjo që konstrastin thellë me tablonë e lumturisë që paraqet prej kohësh ky vend në krahasim me pjesë të tjera të globit.
Edhe këtë vit, për të pestën herë radhazi, shteti skandinav u rendit i pari në listën e vdeneve më të lumtura të botës. Finlanda mori vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët. Pas saj, në listë vinin Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicra, Holanda, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re. Vendet më të palumtura rezultonin Afganistani, Zimbabve, e Ruanda.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Finland#Europe#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/o2hysQktou8/maxresdefault.jpg)