Kanë kaluar tashmë shumë më tepër nga 72 orët që skuadrat e shpëtimit i konsideronin si kufirin përtej të cilit ishte thuajse e pamundur të gjendeshin të mbijetuar të tjerë nën rrënoja, por forca e jetës duket se mund të përmbysë statistikat, edhe në kushtet e temperaturave të acarta dhe të mungesës së ujit. Mrekullia ka ndodhur. Pas 90 orësh është shpëtuar Hilal Bilgi, 10 vjec, e gjetur mes rrënojave të një pallati shtatë katësh të shembur nga tërmeti i të hënës, në Hatay. Për të shpëtuar vajzën, raporton e përditshmja turke Hurriyet, skudrat e shpëtimit kanë hapur një tunel të vërtetë. Vajza ishte nën një bllok cimentoje dhe me miratimin e të afërmve, u vendos që ti pritej njëri krah me një operacion të kryer nën rrënoja. Në tërmet, vogëlushja humbi prindërit dhe tre vëllezërit.
Një tjetër mrekulli është edhe ajo e mohammedit, 10 vjecar, që u nxorr i gjallë pas 80 orësh nga rrënojat e një pallati të shembur në Kahramanmaras, qyteti turk në epiqendrën e tërmetit të 6 shkurtit e që deri më tani ka regjistruar në total 650 pas goditje. I pafuqishëm dhe i dehidratuar, me pizhama dhe corape me viha, sic ishte veshur për të fjetur natën e tmerrshme, por në jetë...
Duartrokitjet e turmës kanë festuar edhe një tjetër shpëtim-mrekulli në Hatay. Autoriteti turk për menaxhimin e katastrofave ka nxjerrë në dritë një familje të tërë, babain, nënën dhe tre fëmijët, pas 82 orësh. Ndërsa në Gaziantep, një gjashtë vjecare u nxorr nga skuadrat e shpëtimit të ardhura nga india, që po ndihmojnë autoritetet turke në zonat më të goditura.
E ndërkohë ka marrë një formë më të strukturuar edhe ndihma për të mbijetuarit. Rreth 30 mijë persona janë evakuuar nga Kahramanmaras me autobusë, trena dhe avionë drejt pjesëve të tjera të Turqisë. Janë zhvllokuar madje edhe ndihmat e para për sirinë. Solidariteti ndërkombëtar është mobilizuar tashmë, por jo gjithnjë gjen rrugën për të mbërritur tek njerëzit e duhur.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tërmeti#Turqi
![](https://i.ytimg.com/vi/o656rs1M6jE/maxresdefault.jpg)