Ashtu siç pritej menjëherë pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar, ka reaguar aktori Leonardo DiCaprio. Ky i fundit prej shumë kohësh ka lobuar për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale aktori i famshëm hollivudian e ka konsideruar historike shpalljen e lumit një Park Kombëtar.
Ai shtoi se tashmë Vjosa do të rrjedhë e lirë përgjithmonë dhe e ka etiketuar këtë si momentin për një vizion të ri për ruajtjen globale të ujit. DiCaprio nuk ka lënë pa përmendur dhe përgëzuar bashkëpunimin mes qeverisë shqipare e shoqërisë civile, ndërsa falënderon të gjithë personat që kontribuuan.
“Sot është shkruar historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”
Lumi dhe zonat përreth tij kosnisderohen një pasuri e çmuar për shkak të biodiversitetit të larmishëm. Është habitati i rreth 1100 specieve shtazore dhe bimore, përfshirë 13 lloje kafshësh dhe dy lloje bimore të vlerësuara si të kërcënuara globalisht nga IUCN.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#LeonardoDiCaprio
Ещё видео!