Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Kjo është salla e shfaqjeve në Akademinë e Arteve. Ka mbi 40 vjet që nuk ka parë me sy asnjë restaurim. Dy vjet më parë u rregullua vetëm ndriçimi dhe fonia në skenë, për më tej fondet nuk mjaftuan. Së fundi Ministria e Arsimit vendosi të lironte një fond prej 10 milion lekësh të reja, për të ndryshuar kështu platenë qendrore.
Puna ka filluar për riparimin dhe shtrimin e dyshemesë, vendosjen e kolltuqeve të rinj, risuvatimin e degraduar të mureve etj. Nën skenografinë e Agim Zajmit është vendosur se si do të bëhen këto punime. Kaldaja e vjetër është zëvendësuar me dy kaldaja të reja, të cilat do të bëjnë ngrohjen e sallës në dimër. Këto punime priten të mbarojnë para fillimit të vitit të ri akademik./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/oDu6CIN5TGs/maxresdefault.jpg)