POGRADEC - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka bërë shembjen me eksploziv të një pallati 7-katësh në aksin Pogradec-Lin, në kuadër të projektit për rehabilitimin e kësaj zone.
Ndërtesa 7-katëshe që ndodhej buzë liqenit të Ohrit, në komunën Hudënisht, është shembur me shpërthim të komanduar. Prej disa ditësh, forcat xheniere kanë punuar për të vendosur rreth 120 kg C4 në ndërtesën shumëkatëshe, e cila është rrafshuar mesditën e sotme. Ndërkohë prej ditësh INUK vijon aksionin në këtë zonë, ku janë parashikuar të prishen një sërë ndërtesash dhe banesash, pronarët e të cilëve do të dëmshpërblehen. Por këta të fundit, veçanërisht në zonën e Hudënishtit, kundërshtojnë çmimin e vendosur nga qeveria për dëmshpërblimin e tyre.
![](https://i.ytimg.com/vi/oDud2-VuBig/maxresdefault.jpg)