Rusia akuzoi japoninë të enjten se ka braktisur dekada politikë paqësore dhe se po përqafon militarizimin e shfrenuar duke reaguar kështu pas planit 320 miliardë dollarësh të mbrojtjes të shpallur nga kryeministri japonez, Fumio Kishida, javën e kalyar. “Mund të shihet qartë se Tokjo ka hyrë në rrugën e një rritjeje të paprecedenttë të fuqisë së saj ushtarake, përfshirë sigurimin e potencialit të sulmit”, tha në një deklaratë ministria e jashtme ruse.
Plani i Kishidës do të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes në rreth 2 për qind të produktit të brendshëm bruto përgjatë pesë viteve dhe do ta bëjë japoninë shpenzuesen e tretë më të madhe në botë për ushtrinë pas SHBA-së dhe Kinës. E gjithë kjo reflekton shqetësimet e Japonisë se pushtimi rus i Ukrainës përbën një precedent që mund të inkurajojë edhe Kinën që të sulmojë Tajvanin. “Ky është një refuzim i hapur nga ana e administratës së kryeministrit Kishida të zhvillimit paqësor të vendit, që është deklaruar me forcë nga gjeneratat e politikanëve të mëparshëm dhe një kthim në shinat e militarizimit të shfrenuar”, thuhej në deklaratën e rusisë. Moska thotë se një lëvizje e tillë, në mënyrë të paevitueshme do të provokojë një sfidë të re sigurie dhe do të cojë në rritjen e tensioneve në rajonin e azi-paqësorit.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Tokjos janë të trazuara nga një mosmarrëveshje e hershme për një grup ishujsh në paqësor, që iu morën japonisë nga trupat sovjetike, në fund të luftës së dytë botërore. Tensionet janë rritur akoma më shumë që pasi rusia pushtoi ukrainën në shkurt, duke bërë që japonia ti bashkohet g7-ës, në vendosjen e sanksioneve mbi Moskën.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rusia#Japonia
Ещё видео!