Në pjesën e 210 të këtij seriali, që ishte të enjtën (09.01.2014) në kanalin televiziv turk ATV pothuajse e gjithë pjesa ishte mbi shqiptarët dhe Mitrovicën dhe të vërtetat mes shqiptarëve dhe serbëve poashtu pak a shumë edhe rusëve. Pollati e urdhëron shokun e tij të afërt të ashtuquajtur KARA në serial për të shkuar në Sërbi me afërsi të një pjesë afër kufirit të Kosovës për ti shpëtuar disa shqiptarë nga burgu sërb, pasi që ishin burgosur që kishin vrarë një rus në Mitrovicë për shkaqe se rusi dëshironte t'i merrte minierat me ari shqiptarëve në Kosovë. Dhe nga ajo ngjarje ka filluar kjo nxitje, ku edhe në serial flitet se rusët dhe serbët nuk ua japin shqiptarëve në Kosovë tokën e tyre Mitrovicën që kanë pasuri minierat e arit. Në serial e kanë realizuar shumë të qartë. Kjo video 12minutëshe është përkthyer që ta kuptojmë të gjithë shqiptarët mbështetjen e këtyre në serial që po bëjnë për ne dhe ta vlerësojmë. Unë vazhdimisht do ju sjell video me temë me këtë serial shumë të famshëm mbarë botën, që transmetohet në 40 shtete të botës.
![](https://i.ytimg.com/vi/oIt8UWOD--U/maxresdefault.jpg)