#Ilirmeta #ardiandvorani #rekurs
Përplasja për procedurat e emërimeve në Gjykatën e Lartë mes ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kreut të KED, Ardian Dvorani u përmbyll në favor të këtij të fundit.
Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e Ilir Metës, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme që pushoi në fillim të 2022, hetimet për gjyqtarin Ardian Dvorani me kërkesë të Prokurorisë.
Të njëjtin vendim kishte lënë më herët në fuqi edhe Gjykata e Posaçme e Apelit.
Meta e kallëzoi Dvoranin në kohën kur mbante detyrën e Presidentit duke pretenduar se në cilësinë e drejtuesit të KED, ai kishte shpërdoruar detyrën dhe përvetësuar titullin apo detyrën shtetërore me procedurën e ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë.
Pretendimet e Ilir Metës u hetuan për 1 vit nga SPAK, i cili në fund çoi për pushim çështjen me argumentin se pretendimet për shkelje të detyrës nuk vërtetoheshin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/oK1lYfEryL0/mqdefault.jpg)