Ashtu si kolegia e tij Alketa Ymeri, edhe mjeku Edmond Gashi sulmoi mediat pse publikuan lajmin e thyerjes së masës së sigurisë arrest në shtëpi, por edhe për hetimet që po kryen prokuroria ndaj tij. Në një reagim në rrjetet sociale, mjeku Gashi i pezulluar nga detyra, mohon që të ketë shkuar në lokal pavarësisht se policia e verifikoi nëpërmjet kamerave të sigurisë. Atij i duket dhe absurd fakti që duhet të shoqërohej me makinë policie për në sallën e gjyqit.
Edmond Gashi: Unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve. U sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim. Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit. Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër. Kam respektuar masën e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme.
Në reagimin që pas disa orësh e fshiu, Gashi vijon të pretendojë që ka bërë punën e tij. Ai shprehet se pacientët tek klinika në pronësi të babait të tij kanë shkuar me dëshirën e tyre.
Edmond Gashi: Si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim. Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat.
Mjeku i pezulluar nga puna prej pak ditësh është nën hetim pasi akuzohet se së bashku me koordinatorin e spitalit Onkologjik, Emiljano Lela dhe mjekë të tjerë ishin pjesë e një skeme në QSUT ku pacientët me tumor që shkonin në spitalin shtetëror për të marrë shërbimet orientoheshin që t'i merrnin në klinikë private.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/oKjijijc0A4/maxresdefault.jpg)