Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takimin informues të radhës për Kosovën më 21 tetor. Është ky takimi i dytë për këtë vit, pas atij të mbajtur më 24 prill. Raporti për Kosovën u është shpërndarë ndërkohë të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Mbi bazën e tij çdo anëtar i KS përgatit fjalën e vet. Raporti do të prezantohet shkurtimisht në Këshillin e Sigurimit nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin. Raporti mban 14 faqe të ndara në dhjetë pika, si dhe tre shtojca. Raportimi bëhet në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB duhet të informojë rregullisht Këshillin e Sigurimit për zbatimin e mandatit të UNMIK-ut. Raporti aktual trajton periudhën 16 mars- 15 shtator të këtij viti. Katër faqet e para të raportit flasin për politikat kryesore dhe zhvillimet e çështjeve të sigurisë. "Sfida të ndyshme kanë hasur njerëzit dhe institucionet në Kosovë, por më kryesorja ka qenë COVID-19, krizë që përveç ndikimit në shëndetin publik ka pasur pasoja serioze politike, ekonomike dhe sociale,” shkruhet në fillim të raportit. Raporti numëron ndër zhvillimet politike heqjen e besimit qeverisë së Albin Kurtit, dy muaj mbas qëndrimit në pushtet dhe ngritjen e akuzave nga Dhomat Speciale të Kosovës kundër presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli, të cilat "e komplikuan më tej skenën politike të Kosovës”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OKB#Kosove#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/oNPYeSO9Yyc/maxresdefault.jpg)