Nje emision nga Blendi Fevziu
Në Prill të vitit 1993 Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Ai ishte i pari Papë që vinte në Shqipëri pas dy tetnativave të dështuara.
Emisioni “Opinion” i datës 07.04.2005 i gazetarit Blendi Fevziu i është kushtuar pikërisht atij njeriu të madh që nuk u mbyll brenda dyerve të studios së tij, por bëri 140 udhëtime në të gjithë botën.
Papa Gjon Pali II pati edhe një histori shumë të lidhur me Shqipërinë, ai ishte i pari Papë që vizitoi vendin tonë, i pari Papë që emëroi një kardinal shqiptar, Mikel Koliqin dhe ishte po ashtu ai që shenjtëroi Nënë Terezën. Nisur nga këto tre veprime mund të themi se raportet e tij me Shqipërinë kanë qenë speciale.
Më 16 Tetor 1978 pas shtatë votimesh kardinali Karol Vojtila arriti të bëhej Papa Gjon Pali II. Ai arriti të bëhej i pari Papë jo italian pas 455 vjetësh që nga koha e Adrianit të VI, i cili kishte prejardhje hollandeze.
Nisur në aspektin personal ai pati një tragjedi të hershme, ai ishte vetëm 9 vjeç kur nëna e tij u nda nga jeta si pasojë e një ataku në zemër. Pak vite më vonë, kur ai ishte vetëm 12 vjeç edhe vëllai i tij i madh humbi jetën si pasojë e etheve. Pak kohë më vonë Papa Gjon Pali II humb edhe të atin dhe mbetet krejtësisht i vetëm në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore. Ai u zhvendos në Krakovë ku u bë edhe arkipeshk dhe kalon aty disa vite. Poezia dhe teatri ishin dy pasionet e tij të mëdha, të cilat mbetën pas dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore ai dorëzohet prift në seminarin e Krakovit. Në këtë moment ai fillon rrugëtimin e tij profesional në kuadrin e Kishës katolike Polake. Këto vite ishin më të rëndësishme pasi regjimi komunist u instalua dhe ishte “armiku” më i madh i fesë. Ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të fesë në Poloni dhe në vitin 1968 ai kishte filluar të fliste hapur publikisht kundër regjimit komunist. Pas zgjedhjes së tij në krye të Vatikanit ai la dukshëm të kuptohej se do të angazhohej për përmbysjen e regjimeve komuniste të Europës Lindore duke e filluar këtë që nga vendlindja e tij Polonia. Vetëm 8 muaj pas ardhjes së tij në krye të Vatikanit ai shkon për një vizitë zyrtare në Poloni ku kishin filluar të zienin ndjenjat antikomuniste. Gjatë vizitës së tij ai ndezi një shkëndijë, shpërthimi i së cilës ndodhi më vonë. Lajmërimi i ngritjes së çmimeve solli një protestë. Bashkimi Sovjetik e kishte kuptuar se për ta do të krijoheshin probleme. KKB duket se ishte hedhur në veprin që në vitin 1978 dhe në bashkëpunim me shërbimet sekrete bullgare dhe ato të Gjermanisë ngrenë idenë e një atentati ndaj Papës, një atentat që do të ndodhte në Maj të vitit 1981 kur një terrorist turk 28-vjeçar i quajtur Ali Akça, i kërkuar në vendlindjen e tij për vrasjen e kryeredaktorit të një gazete liberale turke qëllon mbi Papa Gjon Palin II në sheshin e Shën Pjetrit. Ai kapet në moment nga besimtarët që ndodheshin aty. Atentati bëri bujë në të gjithë botën dhe më vonë u zbulua se Ali Akça ishte ndihmuar nga shërbimet sekrete bullgare për të kaluar 8 shtete dhe për të mbërritur në Romë. Diskretitimi i shërbimeve sekrete të Europës Lindore nxiti mjaft urrejtje në popull ndaj regjimeve të tyre. Në Poloni situata del krejtësisht jashtë kontrollit dhe u bë çelësi i transformimeve në të gjithë Europën Lindore. Aspekti politik ishte vetëm një nga dimensionet e Papa Gjon Palit II, një dimension tjetër i tij ishte të qenit reformator i madh brenda Kishës. Ai ishte ndër personazhet e parë që guxoi të hidhte hapa mjaft të rëndësishëm sidomos për përmirësimin e raporteve me disa prej besimeve të tjera fetare. Papa Gjon Palit II ishte i pari që në vitin 1982 shkel në sinagogun e Romës, një vizitë historike që do të përmirësonte marrëdhëniet mes Vatikanit dhe hebrejve. Në vitin 2000 ai shkoi në murin e lotëve dhe vendosi aty një letër ku iu kërkonte falje hebrejvë për politikat e Vatikanit gjatë Luftës së Dytë Botërore që nuk i mbrojti ata nga shfarosja naziste. Në 2001 ai u bë i pari Papë që hyri në xhami, ai vizitoi xhaminë e Damaskut.
![](https://i.ytimg.com/vi/oVJgOcN2SBI/maxresdefault.jpg)