Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në zonën e juridiksionit të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Parkingu”.
Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës kapën dhe vunë në pranga shtetasit Eduard Kullesi 27 vjeç dhe Rolando Shala 26 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Sh. kishte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe bashkëpunonte me shtetasin E. K., për të shitur në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës, doza të lëndës narkotike kanabis të cilën e siguronte shtetasi E. K.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durrës#Policia#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/oXVgSLaF6cc/mqdefault.jpg)