Haradinaj është një njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”; presidenti serb Aleksandër Vucic zgjodhi gjuhën e paraljmërimeve për t`iu përgjigjur një deklarate të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mbi mundësinë e një referendumi lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Serbia do të kundërpërgjigjet tha Vucic. “Përgjigja ime është – ju bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të përshtatshme për ju”, ishte komenti I presidentit serb. Vucic shtoi se do të dëshironte që të dëgjonte më shumë reagime nga Washingtoni, Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqisë në botë lidhur me deklaratën e Haradinajt. “Zoti na ruajt që dikush nga pala jonë të flasë për ndonjë lloj tjetër të bashkimit në Ballkan… jo vetëm që do të na vendosnin sanksione, por gati do të na bombardonin”, u shpreh ai. gjatë prezantimit të programit qeverisës, Haradinaj foli për disa tema të hapura, për të cilat bëri përgjegjëse BE-në. Kreu I AAK-së u shpreh se nëse Kosovën e lënë duke pritur, të paanëtarësuar dhe të paintegruar, atëherë mund të ketë edhe referendum për bashkim me Shqipërinë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Haradinaj#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/oYa7otHMXhg/maxresdefault.jpg)