Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.
Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit dhe se nuk u shkel rezoluta 1244 e OKB. “Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën e Batnjikut pa miratimin e KFOR-it, sidomos të armatosur”, tha Vuçiç në Radio televizionin e Serbisë.
Vuçiç tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit. Policia e Kosovës tha se në mesditën e së mërkurës se tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Policia e cilësoi si "rrëmbim klasik të organizuar" brenda territorit të Kosovës. Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si "akt agresioni", duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë.
Vuçiç tha se “jemi në udhëkryq se a do të vazhdojmë të kemi paqe ose jo”. Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me çdo kusht dëshiron të “shkaktojë luftë dhe konflikte”. “Do të shohim se cilat ishin qëllimet e vërteta të të arrestuarve”, tha ai.
Duke komentuar raportimet e mediave se Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, Vuçiç tha se kjo tregon se “Prishtina dëshiron t’i torturojë njerëzit në veri, t’i lërë pa ilaçe dhe ushqime elementare”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel#Serbia
Ещё видео!