Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga mbledhja e eurosocialisteve kryetari Ilir Meta, Pandeli Majko, Erjon Brace, Ndre Legisi, Ilir Zela.
Ilir Meta dhe kryeministri Pandeli Majko në një takim me të rinjtë socialistë kërkojnë të dënohen ata që janë marrë me kontrabandë dhe korrupsion në qeverinë e Fatos Nanos. Te rinjtë eurosocialistë kërkojnë që qeveria e re të tregohet transparente në administrimin e parave që paguajnë shqiptarët nëpërmjet taksave si dhe krijimin e mundësive për shkollimin në universitetet me pagesë duke u prerë rrugën rryshfeteve që sipas tyre mbushin xhepat e dekanëve dhe pushtetarëve. Pas mbledhjes me të rinjtë Majko u shpreh :
"Unë sapo isha me familjen që më ka bërë protagonist në politikë, me forumin e rinisë eurosocialiste dhe ajo çfarë lexova në sytë e tyre por që dhe unë do ta shprehja si kryeministër është se ne nuk na ka ardhur asnjëherë turp që e kemi quajtur veten socialistë dhe une do të vazhdoj që ti qëndroj këtij emri".
Gazetar : Vladimir Lame
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
![](https://i.ytimg.com/vi/oj82aCl3ABw/mqdefault.jpg)