Presidenti turk Tayyip Erdogan i tha Presidentit Joe Biden gjatë një bisede telefonike të enjten se Izraeli po përpiqet të përshkallëzojë luftën në Gazë në një konfikt më të gjerë në rajon dhe nuk dëshiron armëpushim, njoftoi zyra e tij.
Sipas njoftimit, gjatë bisedës Biden e kishte falenderuar Erdogan lidhur me përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.
Në një deklaratë, presidenca turke tha se Erdogan i tha Presidentit Biden se qeveria izraelite me “çdo hap të sajin” nuk ka treguar gatishmëri për arritjen e një armëpushimi dhe se fjalimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan kishte shkaktuar "zhgënjim të thellë" në Turqi dhe botë.
Erdogan tha gjithashtu se vrasja e udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i kishte dhënë një "goditje të rëndë" përpjekjeve për armëpushim, njoftoi zyra e tij.
Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bisedoi të enjten me ministrin e Jashtëm saudit për rëndësinë e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, tha Departamenti amerikan i Shtetit. Blinken dhe Ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan Al Saud diskutuan gjithashtu mbi nevojën që Forcat e Armatosura sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë të marrin pjesë këtë muaj në bisedimet e armëpushimit, shtoi Departamenti.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Erdogan#Biden
Ещё видео!