Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Policia tha se të dielën realizojë operacionin antidrogë të koduar “Shpata” në tri lokacione në rajonin e Mitrovicës veri.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit policorë janë zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike, në dy prej të cilëve u gjetën rreth 1.200 bimë narkotike, ndërsa te njëri nuk kishte bimë narkotike, por pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre, tha Policia.
“Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar meshkuj serbë, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, tha se bashkëpronar i një prej laboratorëve është D.S, që sipas tij, ka sulmuar Policinë e Kosovës muajin e kaluar.Ai tha se operacioni policor është realizuar në Mitrovicë të Veriut.
“Ai është pjesë e bandave që marrin urdhra nga krimi i organizuar në Serbi. Ata që mbështeten dhe mbrohen nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe [shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar] Petkoviq”, shkroi Sveçla.
Ministri Sveçla shtoi se këto “banda kriminale po tentojnë ta destabilizojnë shtetin tonë”.
#kosova #mitrovic #policia #xhelalsvecla #kurti #vucic #serbët
Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO
NTV Family on the WEB:
►Visit us on [ Ссылка ]
►Follow us on Instagram: [ Ссылка ]
►Like us on Facebook: [ Ссылка ]
____________________________
NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota!
Prodhim i NTV Televison
𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV
℗ & © NTV Television. All Rights Reserved.
![](https://i.ytimg.com/vi/omklZ6L_5ug/maxresdefault.jpg)