Nga dita e hënë nis rrugëtimin emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli”, i cili do t’ju shoqërojë nga ora 6 e 30 deri në orën 11.00 në Report Tv.
Rubrika të shumëllojshme do të shoqërojnë mëngjeset tuaja çdo ditë duke filluar me leximin e gazetave, telefonata dhe qytetarë e më pas të ftuar të ndryshëm.
Në qendër të emisionit është këndi i kuzhinës bashkë me zonjën Tefta, e cila do t’ju mirëpresë bashkë me Eneida Xhelilin me receta të reja.
Eneida Xhelili na zbulon disa prej të rejave që ky sezon i ri do të sjellë.
![](https://i.ytimg.com/vi/opX8BEnQwVY/maxresdefault.jpg)