Albin Kurti deklaroi se po bëhen përgatitje që Sernia të akuzohet si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. “Edhe Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke bërë përgatitjet që Seria të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës, të cilat janë në fakt kundër njerëzimit dhe genocide, u shpreh kryeministri i Kosovës. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u shpreh se këto janë cvështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme. Në muajin shkurt u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Kurti i ftoi atëherë të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët që kanë materiale e dëshmi t`i drejtohen këtij insituticioni. Komentet e tij vijnë në një kohë kur raunde të reja bisedimesh në nivel negociatorësh janë zhvilluar në Bruksel me shpresën të gjendet një zgjidhje për cështjen e dinarit serb, që e ktheu disa hapa prapa avancimin e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd. I dërguari i posacëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak e bëri të qartë se ka varur shpresa tek takimi i 4 prillit, edhe pse në përballjet e deritanishme nuk është shënuar asnjë përparim. "Ne u ripajtuam që të takohemi prapë javën e ardhshme me ambicien që të gjejmë një zgjidhje", shkroi Lajçak. Të dyja palët në takimin e së hënës në Bruksel paraqiten propozimet e tyre, diskutuan për to por nuk dhanë detaje. Palët kritikuan njëra-tjetrën, ndonëse Lajçak tha se propozimet qartësuan shumë gjëra.
Pamje:AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Kurti#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/opZNetUz40k/maxresdefault.jpg)