#laboratoredroge #shqiperi
3 laboratore të përpunimit të drogarave të forta si heroina e kokaina janë zbuluar nga policia në Shqipëri në 7 vitet e fundit.
Konkretisht laboratori përpunimit të heroinës në Xibrakë, ai i Hasit dhe së fundmi ai i kokainës në Frakull të Fierit.
Në të 3 rastet e zbuluara autoritet shqiptare janë sinjalizuar nga partnerët e huaj për goditjen e këtyre laboratoreve, ku përpunohej heroina dhe kokaina.
Laboratori i Xibrakës i zbuluar në janar të 2015, ccoi në pranga 7 shqiptarë si dhe dy shtetas kolumbianë. Zbulimi i këtij ambient në atë kohë u inciua nga një autoritetet gjermane, ndërsa në përfundim të operacionit policia sekuestroi rreth 121 kilogramë kokainë.
Vetëm 3 vite më vonë në Has të Kukësit një tjetër laborator përpunimi droge u zbulua nga policia. Kësaj here informacioni i vënë në dispozicion të policisë erdhi nga Belgjika. Në pranga për këtë laborator u vunë 12 persona mes tyre dhe një shtetas turk që kryente përpunimin e lëndës narkotike. Në këtë ambient u sekuestruan rreth 100 kg heroinë.
Ndërkohë rasti më i fundit është ai në Frakull të Fierit, finalizuar mbrëmjen e së enjtes. Edhe për këtë ambient ku kryehej përpunimi kokainës, policia u sinjalizua nga partnerët e DEA-s amerikane. Në këtë laborator 10 ishte numri i personave të arrestuar. Ndërsa në kërkim u shpall 1 kolumbianë i cili dyshohet se kryenin përpunimin e kokainës që vinte e përzier me pleh kimik.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/pBonBwmhZs0/mqdefault.jpg)