Në investigim, Fiks Fare faktoi me dëshmi se vajza po abuzohej. Në këtë njoftim, Policia e Fierit është marrë vetëm me inspektorin dhe jo me faktin. Ata kanë analizuar vetëm opinionin e policit, opinioni i të cilit duhet të jetë provë e fortë për Policinë e Shtetit se vajza po abuzohet. Por, në asnjë rresht të këtij reagimi, policia nuk ka deklaruar se çfarë do të bëhet me vajzën, nëse janë marrë apo jo masa për largimin e saj nga shtëpia ku dyshohet se është abuzuar.
" Në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të rastit të transmetuar në emisionin investigativ", kjo është e vetmja fjali në reagimin e policisë për ngjarjen, por nuk jepet asnjë detaj se çfarë ka ndodhur me vajzën. A janë bërë hetime të plota apo a është lajmëruar Shërbimi Social?!
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
![](https://i.ytimg.com/vi/pJhPfBe_b3o/maxresdefault.jpg)