Projekti me vlerë më të lartë financimi në buxhetin e vitit të ardhshëm është ai i Modernizimit të Forcave të Luftimit. Projekti me vlerë rreth 10 miliardë lekë për 2024, parashikohet që të mbyllet në vitin 2026. Financimi është plotësisht i huaj i ndarë 4 miliardë lekë grant dhe pjesa tjetër kredi.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data, ndërtimi i Portit të Ri Porto-Romano në Durrës me Prokurues Autoritetin Portual do të jetë projekti i dytë me vlerën më të lartë për vitin 2024, rreth 9 miliardë lekë, me afat përfundimi vitin 2026 dhe do të realizohet me kredi. Ky port parashikohet me një total shpenzimesh prej 43 miliardë lekësh dhe do të zgjasë edhe përtej planit afatmesëm 2024 – 2026. Vepra është pjesë e Korridorit të tetë.
Po Pjesë e këtij Korridorit në Buxhetin e Shtetit 2024 është parashikuar edhe Aksi Rrugor Elbasan-Qafë Thanë, i ndarë në 6 projekte të ndryshme. Vlera e parashikuar për 2024 është 604 milionë lekë, vlera totale e të 6 mini-projekteve është rreth 18 miliardë lekë përgjatë gjithë kohështrirjes.
Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në vitin 2024 do të shkojnë 5 miliardë lekë. Afati i përfundimit është shtyrë me një vit nga 2024 në 2025.
Në vendin e katërt renditen përsëri Investime në Mbrojtje, përkatësisht Armatim i Lehtë Municion dhe Pajisje, rreth 5 miliardë lekë vitin e ardhshëm. Autoritet Prokurues është Institucioni i Forcave Tokësore, ndërsa vlera totale e Investimit ndër vite 33 miliardë lekë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Armatimet#Ushtria
Ещё видео!