Abonohu per videot me te fundit: [ Ссылка ]
Është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe qytetarëve protesta para Teatrit Kombëtar.
Një mumër i madh qytetarësh dhe artistësh janë përplasur me policinë e cila ka rrethuar që prej orëve të para të mëngjesit godinën e Teatrit.
Policia ka zhvendosur me forcë qyetetarët të cilët kundërshtojnë shembejn e Teatrit Kombëtar.
Sot ka nisur nxjerrja e orendive nga Teatri Kombëtar, për t’i lënë vend projketit të ri. Në mbështetetje të artistëve kanë shkuar drejtues të Partisë Demokratike.
Regjisori Edmond Budina ka folur para mediave, duke kërkuar mbështetje nga gjithë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të TK.
'Nuk më ka ndodhur kurrë, ne në ’90 jemi ngritur me studentët, por as policia e Ramiz Alisë nuk na ka trajtuar në këtë mënyrë. Më kanë tërhequr zvarrë, unë kam protestuar gjithandej, edhe në Itali, po nuk jam trajtuar si këtu. Edi Rama më ke kapur për krahu më ke tërhequr zvarrë. Ne nuk duam të mos ketë Teatër të ri, të ketë, të ndërtohet por të ruhet kujtesa historike, të ruhet ky që është', tha ai.
Ещё видео!