Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Trimërimi” i Ilir Metës: Ma sillni më të fortin në studio, t’i bie!
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një studio televizive deklaroi sërish, se ai i bie më të fortit. Si për ta përforcuar “trimërinë” e tij, Meta sfidoi gazetarët, duke thënë, se ishte i gatshëm ta provontë deklaratën e tij, nëse i sillnin një rival të fortë në studio.
#stop15nentor #IlirMeta #deklarataMetes #SaimirKodra #GentianZenelaj
Makina fluturon të moshuarën, autori i lirë, djalit s’i merret dëshmi
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Më 6 gusht 2022, 71 vjecarja, Milkë Kroza, është aksidentuar për vdekje në aksin Pogradec-Korcë nga një automjet, që po ecte me shpejtësi të madhe. Tabelat tregojnë, se shpejtësia e lejuar në këtë aks është deri në 80 km/orë, teksa mendohet, se mjeti ka qenë me shpejtësi rreth 160 km/orë.Në vendin e ngjarjes ishte edhe i biri, që po e priste brenda mjetit të tij në krahun tjetër të rrugës.Pas 45 ditëve paraburgim shtetasi Franc Ustalli doli me masën detyrim paraqitje.Prokurorja ishte plotësisht dakord për këtë, ndërsa në vendimin e ndryshimit të masës, ajo deklaroi, se hetimi nuk ka përfunduar, pasi nuk është kryer akoma ekspertimi mjeko-ligjor.
#stop15nentor #videoaksidentit #aksidentiKorce #OdetaTodorushi #SaimirKodra #GentianZenelaj
E lindur në Greqi, me akt lindjeje edhe në Bogove, duhet të hapë gjyq
Astrit Bregu ndodhet në Itali dhe me anë të një video telefonate, na tregon refuzimin nga Ministria e Jashtme për t’u pajisur me vulë apostile për certifikatë familjare. Sipas tij problem është vendlindja e vajzës, që është në Greqi.Çertifikata e vajzës e ka vendlindjen Greqi, sepse kështu është shkruajtur në vitin 2003.Vajza ka lindur në Larisa të Greqisë. I drejtohemi gjendjes civile të lagjes numër 10 në Durrës, ku mësojmë, se ka dy akte lindjeje, një nga Greqia dhe një tjeter të prodhuar në Bogovë të Skraparit në vitin 2003.
#stop15nentor #aktilindjes #vajzamedyaktelindje #denoncimivajzes #SaimirKodra #GentianZenelaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
![](https://i.ytimg.com/vi/pNPK8eDq7DY/mqdefault.jpg)