Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainën lindore, një veprim që do të rriste tensionet me Perëndimin mes frikës se Kremlini mund të nisë një pushtim të afërt të Ukrainës.
Putin tha gjatë një séance të Këshillit të Sigurimitse njohja e Donbasit dhe Luhanksut është e lidhur ngushtë me çështjet e sigurisë në botë, dhe veçanërisht në Evropë.
“Me sa duket, ne jemi dëshmitarë të përshkallëzimit të situatës për herë të tretë”, tha Putin. Sipas tij, Ukraina nuk ka nevojë për Donbass, por do ta përdorë si një mjet shantazhi.
Putin theksoi se ka punuar dhe do të punojë gjithmonë për paqen, por shton se nëse Ukraina pranohet në NATO, kërcënimet ndaj Federatës Ruse do të rriten shumëfish.
Ai tha se autoritetet ukrainase kanë kryer dy herë operacione ndëshkuese në Donbas dhe se tani përshkallëzimi po ndodh për herë të tretë. Sipas tij, Rusia fillimisht bëri gjithçka për të zgjidhur keqkuptimet në mënyrë paqësore.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha nga ana tjetër në këtëseancë se Ukraina ka më shumë mundësi për armë bërthamore sesa Irani dhe Koreja e Veriut.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!