Shërbimi polak i inteligjencës i kërkoi Ministrisë së Jashtme në Varshavë që të dëbojë dhjetëra diplomatë rusë, për disa prej të cilëve pretendon se punojnë për shërbimet sekrete të Moskës, por maskohen me aktivitetin diplomatik."Agjencia e Sigurisë së Brendshme (ABW) ka hartuar një listë me 45 persona që punojnë në Poloni gjoja si diplomatë," u tha gazetarëve një zëdhënës i kësaj agjencie, Stanislaw Zaryn.“Materialet që kemi arritur të grumbullojnë provojnë qartë se aktivitetet e oficerëve të identifikuar dhe personave që bashkëpunojnë me ta shërbejnë për zbatimin e aktiviteteve të inteligjencës ruse, të cilat synojnë të godasin stabilitetin e Republikës së Polonisë dhe partnerëve të saj në arenën ndërkombëtare si dhe përbëjnë një kërcënim për interesat dhe sigurinë e vendit”, thuhet më tej në një deklaratë të këtij organizmi. Një zëdhënës i qeverisë tha se ambasadori rus ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe se vendimet për hapat e mëtejshëm do të shpallen pas takimit. Reagimi i Moskës ishte i menjehershem. Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi se do të hakmerret nëse diplomatët e saj dëbohen nga Polonia, por ende nuk ka sqaruar se cfare hapash mendon të marrë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Moska#Polonia#TopChannelNews
![](https://i.ytimg.com/vi/pWK3FCX_QCA/maxresdefault.jpg)