Gjykata dhe Prokuroria e Tropojës, prej ditës së sotme është zhvendosur në Kukës ,duke shënuar edhe nisjen e implementimit të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Dhoma e Avokatisë Kukës dhe sipas Sekretares Aurora Guska, përveç kostos së shtuar, tani banorët e Tropojës nuk do të kenë akses në drejtësi, por edhe zvarritje të proçeseve gjyqësore të cilat sipas saj janë të pafundme.
Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, në Gjykatën e Kukësit janë transferuar plot 139 dosje të Tropojës. Bashkë me dosjet janë zhvendosur edhe 2 gjyqtarë të Tropojes. Aktualisht Gjykata e Kukësit ka 4 gjyqtar, 2 të Kukësit dhe 2 të Tropojës ndërkohë që mungojnë 3 të tjerë pasi në organikë ka 7 gjyqtarë.
Na ndiqni në kanalin tonë zyrtarë në youtube për lajme dhe TV.
[ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram KËTU: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Facebook KËTU: [ Ссылка ]
#zgjedhje #lajme #kukes
Ещё видео!