Në procedurat koncensionare të sterilizimit të mjeteve mjekësore në 2015, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me vartësit e tij. Ky është përfundimi i hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, që i komunikoi këtë të hënë akuzën ish-ministrit dhe pritet ta dërgoj atë në gjyq.
Pas komunikimit të akuzës, Beqaj, për mediat tha se SPAK nuk e kishte hetuar plotësisht dosjen.
“Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi: uljen e ditëqëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikëve në spital. Nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, që ne do të kërkojmë të bëhet atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do ta nxjerrë me të vërtetë një proces në fitim për financat publike dhe për xhepat e qytetarëve. Unë të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku besoj se do të dalë e vërteta e përfitimeve që kanë pasur gjithë shqiptarët.”
Të premten në 15 Mars, akuza e shpërdorimit të detyrës iu komunikuan edhe ish-zëvendësit të Beqajt, Klodian Rrjepajt. Edhe 6 ish-zyrtarë të tjerë u morën të pandehur nga SPAK për abuzim me detyrën në dhënien e këtij koncensioni.
Ndërkohë për mashtrim me pasoja të rënda do të gjykohet biznesmeni Ilir Rrapaj që fitoi koncensionin. SPAK thotë se Rrapaj fitoi koncensionin në kushtet e konfliktit të interesit dhe se ish-ministri Beqaj dhe vartësi i tij, të cilët kishin njohje me të, nuk përjashtuan veten nga procedurat.
Tv Klan
#SPAK #ilirbeqaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!