SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Drejtuesja politike e PD në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka paditur për shpifje në Gjykatën Penale kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Padia është ngritur pas akuzave të Veliajt në adresë të Dumës si trafikante apartamentesh, se ajo është pjesë e investimeve në pallate në Tiranë dhe se është gjykuar për mashtrim.
Lidhur me akuzat, ish-deputetja e PD shprehet se Veliaj duhet të vërtetetojë akuzat para drejtësisë, teksa thotë se dënimi për shpifjen ndaj saj shkon deri në 3 milionë lekë.
“Jemi drejtuar sot Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, sepse qëndron në detyrimin e shtetasit Erion Veliaj, të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij. Dispozita ligjore që parashikohet në kodin penal është Neni 120, paragrafi i dytë. Dhe dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja”, tha Duma.
Ish-deputjeta thotë se dëmi i cili do të vijë nga dënimi i krybashkiakut do i shkojë shtetit shqiptar.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!