Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Selia e NATO-s në Bruksel dhe Ministria e Mbrojtjes Amerikane, apo Pentagoni, janë dy nga institucionet kryesore që përfshijnë turin e sapo nisur të Ministrit shqiptar të Mbrojtjes Pandeli Majko.
Takimin e parë Majko e ka pasur sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut Verior, lordin Xhorxh Robertson dhe me sekretarin suprem të NATO-s Larson, ku mësohet se është diskutuar për hapat e ndërmarra nga forcat e armatosura shqiptare, në kuadër të plan-veprimit për anëtarësimin në NATO. Por kulmi i takimit të ministrit Majko do të jetë në Pentagon në Uashington.
Majko do të ketë një takim të veçantë me sekretarin amerikan të mbrojtjes Donald Ramsfeld, e më pas me nënsekretarin e shtetit, si dhe në kongresin dhe senatin amerikan. Temë e këtyre takimeve të Majkos, do të jetë bashkëpunimi dypalësh dhe rikonfirmimi i mbështetjes së shtetit dhe ushtrisë shqiptare kundër terrorizmit përkrah shteteve aleate.
Turi i takimit të Ministrit të Mbrojtjes Majko në SHBA dhe Kanada, do të ndiqet nga një grup i TV Klan që më pas do të pasqyrohet në edicionet informative./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!