Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, i cili ndaloi në Prishtinë pas dy vizitave të befasishme në Bosnje Heercegovinë e Serbi. Kreu i ekzekutiviti Kosovar e përshkroi takimin si mjaft konstruktiv, dhe si dëshmi të përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sigurisë në Kosovë. “Takimi shkoi shumë mirë. Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe këtë institucion të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë përmes Agjencisë tonë të Inteligjencës. Unë e falënderoj shefin e CIA-s që vizitoi vendin tonë, dhe kjo është dëshmi tjetër e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, ishte komenti i Kurtit. Burns qëndroi për dy ditë në Kosovë, kohë gjatë së cilës zhvilloi takime me krerët shtetërorë dhe ata të shërbimeve vendase të inteligujencës. Takimi me Kurtin megjithatë u prit me kërshëri të vecantë, pasi erdhi në kohën kur përmes ambasadorit amerikan në Prishtinë, Washingtoni ka shfaqur pakënaqësi me lëvizjet e tij, sidomos vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër pa një koordinim me aleatët perëndimorë. Jeff Hovenier u shpreh pa doreza se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë, dhe se SHBA ndihej e sfiduar nga Kurti. Megjithatë qeveria në Prishtinë insistoi ta cilësonte vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së .
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#CIA#Kurti#TopChannelNews
Ещё видео!