Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Gjendja në Kosovë vazhdon të mbetet e rëndë. Kjo situatë e krijuar ka shtuar presion ndërkombëtar dhe veçanërisht të SHBA dhe Natos kundër Millosheviçit. Presidenti Klinton i alarmuar nga të dhënat e Pentagonit për mësymjen serbe në Kosovë ka bërë sot nje deklaratë të ashpër.
Beogradi gabon nëse mendon se do të përdor kohën që ka në dispozicion për të përforcuar pozitat e tij ushtarake në krahinën e trazuar tha sot në mëngjes presidenti amerikan Klinton. Të njëjtin reagim të ashpër ka bërë edhe sot organizata ushtarake e europës perëndimore Nato.
Sekretari i Përgjithshëm Solana tha se tre javët e ardhshme shërbejnë për tu përgatitur për paqe dhe jo për luftë. Në terren situata është shumë e rëndë. Sipas burimeve nga Kosova ushtria jugosllave vazhdon të masakroj njerëz të pafajshëm në Kosovë.
Ndërkohë UÇK-ja është gati për çdo situatë lufte që mund të shkaktoj nga përforcimet e mëdha ushtarake në krahinë. Diplomatët perëndimor në Beograd thotë se presidenti Millosheviç kërkon të përforcoj pozitat e tij përpara takimit të 15 Marsit ne Francë. Nato edhe njëherë i ka bërë të qartë Millosheviçit se çdo ofensiv ushtarake në Kosovë do të ndalet nga reagimi i menjëhershëm i Natos./tvklan.al
![](https://i.ytimg.com/vi/pm8bDqWu6bU/mqdefault.jpg)