Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Kid Koshenën, I riu I arrestuar si pjesë e aksionit që çoi në zbulimin e laboratorit të drogës në Frakull të Fierit.
Në këtë mënyrë, Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj për klientin e tij Kid Koshena i arrestuar në kuadër të laboratorit të drogës Fier pasi nga aktet që janë pjesë e dosjes nuk rezulton të jetë i përfshirë në këtë grup criminal, duke i zevëndësuar masën nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Një aksion I madh I Policisë shqiptare, asaj të Malit të Zi, nën drejtimin e SPAK dhe DEA-s amerikane me seli në Greqi u zhvillua në datë 24 nëntor të vitit të kaluar, që çoi në zbulimin e 430kg kokainë të përziera në 20 ton pleh kimik. Në total përfunduan 10 persona, mes të cilëve ish-kryetari I Komunës së Frakullit, Viktor Çervanaku.
Duke qenë se SPAK mbajti në vëzhgim për disa muaj ngarkesën, mes të arrestuarve ishin dhe 4 të rinj që u kapën pranë Shkallës së Tujanit, të cilët dyshoheshin si të përfshirë në skemën e trafikut të kokainës.
Ata janë identifikuar si Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Fier#TopChannel
Ещё видео!