Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit i cili ditën e sotme ka përplasur një 9-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Demokracia” në Tiranë ku një motomjet ka përplasur një vajzë të mitur.
Policia bën me dije se autori u largua nga vendngjarja, por pas disa orëve hetim është identifikuar targa e motomjetit e më pas drejtuesi. Mësohet se e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motomjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Aksidentoi një të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, identifikon dhe vë në pranga autorin.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 35 vjeç, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" pasi në rrugën "Demokracia", ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së motomjetit dhe më pas të drejtuesit të tij.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua motomjeti.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”-thuhet në njoftimin e policisë
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
![](https://i.ytimg.com/vi/psGZV4slYuA/mqdefault.jpg)