Ndonëse sezoni i “Zemër Luana” në Tv Klan përfundoi këtë të dielë, kudo po flitet për një projekt të ri televiziv që pritet të startojë në Tv Klan nga Luana Vjollca.
Deri më sot vetë autorja dhe moderatorja nuk ka dhënë asnjë deklaratë, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjes pikante në “Gojë të Luanit”.
Teksa për herë të parë Luana Vjollca ka realizuar lojën “Në gojë të Luanit” ku duhet t’u përgjigjej pyetjeve ose duhet të priste se çfarë kishte rezervuar “Goja e Luanit” për të, një ndër pyetjet e forta ka qenë: “Luana, prej muajsh përflitet se menjëherë pas "Zemër Luana" do të vish me një projekt mjaft të pëlqyeshëm nga të gjithë dhe pritet të thyejë rekorde, ndaj ne sonte nga "Zemër Luana" duam të dimë cili do të jetë projekti i radhës? Përgjigju me valle duke na e zbuluar ekskluzivisht ose lahu në halle”.
Kur ‘Zemër Luana’ nuk do të jetë në transmetim për mos t’i munguar publikut kënga e dedikuar programit ‘Zemrën ta vodha’ në bashkëpunim me Bardhin do të publikohet javën e ardhshme, më tej Luana Vjollca ka treguar: “Projekti im i radhës është kënga që del të dielën e ardhshme që mos t’i mungojmë publikutç të dielë. Ndërsa për projektin që ju e keni fjalën dhe ka qarkulluar gjithandej, mendoj se një projekt i nxehtë, i zjarrtë si ai do të ketë edhe një kohë të nxehtë edhe të zjarrtë. Kështu që duhet të kalojnë edhe disa të diela”, duke nënkuptuar se të dielën e ardhshme duhet të presim projektin muzikor të kthyer në hit pa dalë ende “Zemrën ta vodha”, të cilën Luana e ka bërë sfidë të emisionit dhe është bërë viral në rrjetet sociale, ndonëse për projekt televiziv siç vetë ajo shprehet na duhet të presim ende, por nga fraza: duhet mot i nxehtë duket sikur verifikoi që bëhet fjalë për projektin që u aludia “Love Island”, duke qenë se ai është një projekt që realizohet me rroba banjo dhe kërkon kohë të ngrohtë.
#ZemerLuana nga #LuanaVjollca çdo të diel, ora 21:00 në #TvKlan
Moderatore dhe Autore: Luana Vjollca
Kapitenë: Bes Kallaku & Olsi Bylyku
Follow "Zemër Luana"
Instagram [ Ссылка ]
TikTok [ Ссылка ]
Facebook [ Ссылка ]
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Follow Tv Klan on TikTok: [ Ссылка ]
Ещё видео!