Pas lajmit se Serbia po planifikon që të blejë dronët “Bayraktar” nga Turqia, mediat në Prishtinë kanë zbuluar edhe planet e Kosovës për të shtuar arsenalin ushtarak.
Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll duke biseduar me Turqinë për blerjen e këtyre mjeteve ushtarake, por të dyja palët nuk arritur një marrëveshje.
Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së.
Ndër të tjera, SHBA i ka premtuar Kosovës edhe furnizimin me drone nga Amerika.
Ministri Metaj ka thënë pas vizitës se një sërë marrëveshjesnë proces, jo vetëm për blerjen e dronëve por edhe mjeteve të tjera ushtarake.
Raportet vijnë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç ka njoftuar së fundmi se furnizimi i Serbisë me dronët që i kanë shkaktuar shumë dëmë ushtrisë ruse në Ukrainë, është miratuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiçit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#Dronet#TopChannel
Ещё видео!