Është vetëdorëzuar në polici shqiptari që përplasi për vdekje një 21-vjeçare në qendër të Selanikut, në orët e para të mëngjesit të së martës të 22 nëntorit
I riu shqiptar është një person i njohur për policinë greke, pasi në të kaluarën është arrestuar për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Siç raportojnë mediat greke, shqiptari ka qenë duke lëvizur me një makinë tip Skoda, të shokut të tij, ndërsa bashkë me të ishte dhe një 19-vjeçare, e cila është arrestuar.
Dëshmitarët okularë tregojnë se shqiptari përplasi dhe tërhoqi zvarrë me makinë të renë, e cila sapo kishte mbërritur në Selanik dhe pasi u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish, u zhduk nga vendngjarja.
Viktima studionte për veterinari në Universitetin Aristotelio në Selanik. E reja fatkeqe ishte me origjinë nga Chania në ishullin e Kretës. Në mesnatë ajo hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë atje duke mos e ditur që ky do të ishte udhëtimi I saj I fundit.
Në orët në vijim, shqiptari pritet të japë dëshminë e tij në lidhje me aksidentin
source: Protothema.gr
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Aksidenti#Greqi
Ещё видео!